Arsenal fiton derbin me Chelsea
Arsenal fitoi derbin londinez me Chelsea pak ditë para nisjes së Premier League. Skuadra e Unai Emery triumfoi pas penalltive ndaj asaj të Maurizio Sarri në sfidën e International Champions Cup e zhvilluar të mërkurën në Dublin. Të dy trajnerët e nisën me titullarët duke treguar se ishte një provë e rëndësishme.
Goli i parë u shënua nga Chelsea pas vetëm 5 minutash lojë. Rudiger përfitoi nga krosimi i Fabregas për të mundur portierin e Cech. Në minutën e 15’ Peter Cech shpëtoi topçinjtë nga goli i dytë, duke pritur 11-metërshin e Alvaro Morata. Cech u shfaq vendimtar edhe në raste të tjera.
Rezultati u barazua vetëm në minutën e 93’. Lacazette dërgoi topin në rrjetë me një goditje në zonën e vogël. Chelsea u ndëshkua te penalltitë nga Loftus-Cheek. Peter Cech nuk lejoi 22-vjeçarin të shënonte duke vendosur suksesin e Arsenal. Derbi mes Chelsea dhe Arsenal do të zhvillohet në javën e dytë të Premier League në stadiumin “Stamford Bridge”.
Tv Klan