Arsene Wenger kundër “fair play” financiar
“Duket se kemi krijuar rregulla të cilat nuk mund të respektohen”
. Këto janë fjalët e trajnerit të Arsenal Arsene Wenger sa i përket ‘fair play’ Financiar. Deklarata e tij vjen pas kalimit të Neymar tek PSG dhe hapjes së hetimit nga UEFA për klubin francez.
Trajneri i Arsenal ka vënë në dyshim rregullat që hynë në fuqi 4 vite më parë. Tekniku ka thënë se do të ishte më mirë që këto rregulla të bëhen të pavlefshme, pasi ka shumë mënyra ligjore për t’i anashkaluar. Sipas tij rregullat nuk janë aq të forta sa për tu respektuar. Në jo pak raste UEFA ka gjobitur klube dhe ka bllokuar merkaton e tyre për shpenzime të pajustifikueshme bazuar në bilancin e tyre. Wenger e ka cilësuar si moment në udhëkryq atë që po kalon futbolli. Ky sport po përballet me dilemën nëse duhet t’i hapë ose jo plotësisht dyert ndaj investimeve.
Francezi Wenger është pro idesë, pasi ka ardhur koha kur të gjithë duan të jenë më të mirët në fushë dhe vetëm investimet e milionave mund ta bëjnë të mundur, ashtu siç po bëjnë kinezët dhe amerikanët.
Tv Klan