Arsimi profesional, studimi në shkollën “Hoteleri Turizëm” – (23 Nëntor 2000)


Arsimi profesional, studimi në shkollën “Hoteleri Turizëm” – (23 Nëntor 2000)

10:35 23/11/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Pesë vite mësim dhe praktikë në këtë shkollë, për të dalë një kuzhinier, kamerier, por dhe menaxher lokali i zoti. Shkolla “Hoteleri Turizëm” është dega më e preferuar në shkollën teknologjike në Tiranë. Shtimi i numrit të nxënësve dhe prioriteti që ka kjo degë për punësim e pohojnë edhe mësuesit.

Mësuesja:- “Të gjithë nxënësve pothuajse, përveç atyre që janë larguar, në vitin e tretë janë të gjithë të punësuar. Që në vitin e parë fillojnë praktikat nga gjashtë javë mësim dhe duke ardhur në vit të dytë ata janë të tërë të punësuar. Në lokalet ku ata bëjnë praktikën, aty edhe punësohen”.

Dy klasa të tilla që synojnë të marrin zanat në këtë shkollë, kanë nisur punë edhe gjatë viteve që ndjekin mësimin. Jo vetëm lokale, por edhe hotele me emër në Tiranë, kanë zgjedhur nga radhët e kësaj shkolle për t’i punësuar në këtë zanat./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme