Arsyeja përse kjo grua nuk u lejua të votonte
68-vjeçarja Teresa Hicks, është kthyer mbrapsht nga qendra e votimi në Britani dhe është lejuar të votojë, sepse ajo ishte veshur në mënyrë të papërshtatshme.
“Një burrë ka ardhur dhe më ka thënë se nuk mund të votoja, sepse veshja ime ishte e papërshtatshme. Ndërsa unë iu përgjigja, nëse do të ndalohej të votonte dhe një grua e veshur me burka?”, ka thënë ajo.
Gruaja një mbështetëse e fortë e krahut për largimin e Britanisë nga BE, mbante në krah flamurin e njohur si Union Jack, ndërsa kishte dhe syze dhe flamuj me flamurin britanik. Në dorë ajo mbante një tabelë për të votuar largimin nga BE.
Sipas rregullave të Komisionit të Votimi nuk lejohet që votuesit të mbajnë veshje që nxisin qëndrime politike, brenda një qendre votimi./tvklan.al