“Arsyeja përse qeshnim gjithmonë…”
Bashkëshorti i Sridevi Kapoor, e kujtoi yllin e Bollywood, si "
arsyen përse qeshnim gjithmonë"
, në një homazh prekës për të. Boney Kapoor ndodhej në Dubai me aktoren legjendare, kur ajo ndërroi jetë në moshën 54-vjeçare në vaskën e një hoteli, në atë që policia e ka klasifikuar si mbytje aksidentale."Humbja e një mikeshe, gruas dhe nënës së dy vajzave të vogla, është një humbje që nuk mund të shpjegohet me fjalë"
, shkruajti Boney Kapoor, një ditë pasi me mijëra persona mbushën rrugët e Mumbai për varrimin e aktores. Në një reagim llogarinë zyrtare të Twitter të Sridevi-t, ai shtoi:"Për mua ajo ishte dashuria ime, shoqja ime, nëna e vajzave tona, partnerja ime. Për vajzat tona ajo ishte gjithçka, jeta e tyre. Ajo ishte shtylla e familjes sonë. Perdet nuk mbyllen kurrë në jetën e një aktori sepse ai shkëlqen përjetë në ekranin e madh".
Boney, i cili kishte 21 vite i martuar me aktoren, të enjten u fotografua para trupit të saj sëbashku me dy vajzat Khushi dhe Janhvi. Në postimin e tij, ai bëri apel për respektim të privatësisë së tyre."Shqetësimi im i vetëm në këtë moment është që të mbroj vajzat e mia dhe të gjej një mënyrë për të ecur përpara pa Sri."
"Ajo ishte jeta jonë, forca dhe arsyeja përse qeshnim gjithmonë. E donim jashtë mase. U prefsh në paqe e dashura ime. Jetët tona nuk do të jenë kurrë njësoj",
shkruajti Boney, i cili natën kur aktorja u shua po e priste atë për të ngrënë një darkë romantike sëbashku. Kapoor, e cila ka luajtur në rreth 300 filma, u shua në moshën 54-vjeçare më 25 Shkurt./tvklan.al