Arsyeja pse kjo nuse është më e veçanta nga të gjitha!
Për shumë vajza, dita e tyre e dasmës është një eveniment që kërkon planifikim të përpiktë, përgatitje intensive dhe shumë përkushtim.
Por ndryshe nga shumë të tjera, Bisola Umoren , nga Lagos, Nigeri nuk e ka këtë shqetësim. Kjo është edhe arsyeja pse fotografitë e saj janë bërë virale. Umoren në ditën e saj të dasmës nuk përdori asnjë lloji make-up, pasi tha se nuk ishte në natyrën e saj kjo gjë. Fotografia mahnitëse e nuses u shpërnda më pas në Twitter nga përdoruesi ,Bra Kofi dhe më pas ajo u ripostua më shumë se 1200 herë. Duke folur për një portal nigerian, Umoren shpjegoi arsyetimin e saj për të patur një fytyrë sa më natyrale.“Kur burri im u takua për herë të parë me mua, unë nuk kisha bërë as dush, por ai më pa dhe ra në dashuri me pamjen time natyrale,”
tha ajo.“Unë nuk jam tipi i make-upit,” s
htoi ajo./tvklan.al