Arsyeja pse ndiheni të uritur dhe pas një darke të bollshme
Keni ngrënë një vakt të plotë në darkë dhe në mëngjes sërish ndjeni një uri të madhe? Shumë njerëz e përjetojnë këtë ndjesi herë pas here dhe kjo i bën ata të duan të hanë shumë në mëngjes.
Sipas studiuesve ekziston një arsye shkencore për këtë gjë.
Kjo lidhet me nivelin e sheqerit në gjak. Ekspertët nuk këshillojnë që të konsumoni një sasi shumë të madhe ushqimi në darkë, por në momentin që kjo ndodh, rritet niveli i sheqerit në gjak.
Kjo shkakton një rritje të oreksit dhe pastaj përfundoni duke ngrënë shumë në mëngjes gjithashtu.
Kjo mund të bëjë që të ndjeheni të lodhur për pjesën tjetër të ditës. Kur ka një rritje të madhe të nivelit të sheqerit në gjak, trupi juaj ju dërgon të gjitha llojet e sinjaleve. Por pas ca kohësh, kur ky niveli i lartë të kthehet në normalitet, ju ndiheni tepër të uritur dhe filloni të ndiqni ciklin e të ngrënit më shumë.
Studimet që janë kryer në lidhje me këtë temë, janë botuar në revistën “Nutrients”.
Çfarë duhet të dini tjetër?
Këshillohet që të mos shkoni të flini menjëherë pasi të keni ngrënë. Lejoni që ushqimi të tretet për 2 ose 3 orë dhe më pas mund të shkoni për të fjetur. Kjo ndikon pozitivisht gjithashtu edhe për një gjumë të mirë.
Gjithashtu në mëngjes, pasi të pini ujë, hani një mëngjes të shëndetshëm të pasur me proteina dhe fibra, që mund t’ju bëjnë të ndiheni të plotë, të shëndetshëm dhe të hidratuar./tvklan.al