Arta Dade për 8 Marsin – (8 Mars 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
8 Marsi dita e lëvizjes femërore që prej një shekulli festohet në mbarë botën. Që nga viti 1977, kjo ditë është përkrahur edhe nga internacionalja socialiste femërore. Gratë e politikës shqiptare sot e kanë kaluar këtë festë në punë. Sekretarja e mardhënieve më jashtë në PS Arta Dade, ne lidhje me tën u shpreh:
Arta Dade:- “Për mua sot është një ditë e zakonshme pune. Sapo jam kthyer nga mbledhja e komisionit të paktit të stabilitetit. Jam duke pritur një delegacion të një partie simotër të vendeve të Europës Qëndrore e Lindore, vjen pikërisht delegacioni i Partisë Socialiste Hungareze. Kështuqë ditën sot do ta kem të ngjeshur përsëri me një aktivitet politik. Megjithatë neve u argëtuam para dy ditësh me shoqet veteran dhe kjo ishte e veçanta e këtij 8 Marsi. Zakonisht për festa na bëhen edhe dhurata. Unë kam marrë një dhuratë të bukur nga dy djemtë e mi dhe një dhuratë e veçantë nga zonja Meksi, e cila më ka dhuruar një libër të shoqëruar me një karafil shumë të bukur”./tvklan.al