Arta Dade: PS merr mbështetje në Internacionalen Socialiste – (14 Nëntor 2000)


Arta Dade: PS merr mbështetje në Internacionalen Socialiste – (14 Nëntor 2000)

20:22 14/11/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Socialistët kanë marrë mbështetjen e partive aleate në mbledhjen e këshillit të Internacionales Socialiste, të zhvilluar në Mozanbik. Sipas sekretares për marrëdhëniet me jashtë, Arta Dade, gjatë qëndrimit në Mozanbik, delegacioni i kryesuar nga kryetari Nano, zhvilloi takime me delegacionin e Partisë Social Demokrate të Suedisë, të PASOK-ut, si dhe të partive të tjera aleate. Në lidhje me qëndrimin e PS, për rivendosjen e marrëdhënieve të Shqipërisë me Serbinë, Dade tha:

Arta Dade:- “Ne i kemi shprehur qëndrimet tona, përsa i përket zhvillimeve të fundit në Serbi dhe dihet që marrëdhëniet, hapat e para janë hedhur nga ana e Serbisë, për të bllokuar dhe prishur marrëdhëniet me Republikën e Shqipërisë. Neve jemi duke përpunuar qëndrimet dhe dihet që mbi të gjitha do të vëmë interesat kombëtar dhe bashkohemi me botën e qytetëruar, për të mbështetur zhvillimet e mëtejshme demokratike në Serbi”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme