Arta Dade: Qeverisja e vitit 1997 mbylli rrugët me BE-në (26 Nëntor 2000)
Partia Socialiste përshëndet takimin e Zagrebit dhe ndryshimet historike të fundit që po i hapin rrugën bashkëpunimit rajonal, forcimit të sigurisë, demokracisë dhe dialogut e zhvillimit ekonomik në rajon. Takimi i Zagrebit dhe fjala e Presidentit Mejdani është për socialistët një hap i rëndësishëm për afrimin e Shqipërisë me BE-në. Por, sekretarja e Marrëdhënieve me Jashtë e Partisë Socialiste Arta Dade, hedh dritë mbi historikun e Shqipërisë për procesin e asocimit dhe stabilitetit të Europës Juglindore.
“Shqipërisë, Rumanisë dhe Bullgarisë, në vitin 1996 iu krijuan kushtet nga BE-ja për të filluar negociatat për marrëveshjen e asocimit, skandalit të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri të vitit 1996 si preludi i akteve të njëpasnjëshme të dhunës policore dhe qeveritare, që prej reformave të referendumit të 1994, zgjedhjeve të pjessme lokale, të shoqëruar nga rrënimi ekonomik të këtij vendi nëpërmjet skemave piramidale të ideuara dhe të mbështetura nga qeveria e atëhershme pasuar nga shkatërrimi i shtetit dhe ngjarjet e vitit 1997 me protagonistë PD-në çuan në anullimin e hapjes së këtyre negociatave. Qeverisë së koalicionit 1997, iu desht t’a niste punën nga niveli 0.”/tvklan.al