Artan Bano i gatshëm të bashkëpunojë me pasardhësin
Artan Bano njeriu që në Lushnjë të gjithë i drejtohen kur ekipi i futbollit është në vështirësi. Trajneri e ka ngjitur ekipin në Superligë 3 herë në dekadën e fundit, por ai dha dorëheqjen nga drejtimi i ekipit, sikurse deklaroi pas ndeshjes së fundit për shkak të rezultateve të dobëta. Megjithatë lojtarët kërkojnë që ai të vazhdojë punën
“Jam i hapur, e kam dhënë dorëheqjen për të mirën e qytetit, kushdo trajner që do vijë do jem i gatshëm ta ndihmoj.”
Kryetari i bashkisë së Lushnjës, njëkohësisht president i ekipit, fillimisht nuk ia ka pranuar dorëheqjen, por tashmë mësohet se do të mblidhet bordi i klubit për të vendosur, që Bano të qëndrojë apo të gjejnë një trajner të ri. Nga ana tjetër vetë lojtarët kërkojnë që ai të vazhdojë punën. Tekniku e shpjegon këtë me marrëdhëniet përtej atyre sportive që kishte ndërtuar me futbollistët
Në 7 javë kampionat, Lushnja gjendet në vendin e fundit me 2 pikë./Tv Klan