Artan Lame rikthehet në detyrën e drejtorit të ALUIZNI-it
Ibrahim Morina zëvendësoi për disa javë Artan Lamen në krye të ALUIZNI –it, ndërsa sot ai është pezulluar nga detyra duke i lënë vendin ish- drejtorit të mëparshëm.
Ndryshimi i Drejtorit të kësaj Agjencie të rëndësishme ishte pjesë e marrëveshjes Rama-Basha të 18 Majit.
Kjo është një tjetër lëvizje ku ish- drejtorët marrin postet që mbanin.
Disa ditë më parë ish-administratori i OSHEE, Ardian Çela u rikthye në postin e tij të mëparshëm./tvklan.al