Artan Shkreli, përgatitja e ligjit mbi trashëgiminë kulturore – (14 Nëntor 2000)


Artan Shkreli, përgatitja e ligjit mbi trashëgiminë kulturore – (14 Nëntor 2000)

14:14 14/11/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Në kryesinë e Kuvendit Popullor, sot komisioni parlamentar për SHIK-un dhe Rendin, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, diskutuan në një takim lidhur me trashëgiminë kulturore dhe kthimin e veprave të artit, ku merrnin pjesë edhe përfaqësues nga Instituti i Monumenteve të Kulturës.

Dihet që shumë nga vlerat tona janë vjedhur këto vite dhe janë shitur jashtë vendit. Mirëpo për kthimin e këtyre vlerave kulturore nuk ekziston një marrëveshje midis qeverisë tonë dhe shteteve të tjera. Drejtori i Institutit të Monumenteve të Kulturës, Artan Shkreli në lidhje me këtë problem thotë:

Artan Shkreli:- “Një nga pikat thelbësore ishte, meqenëse puna ishte për përgatitjen dhe çuarjen në parlament të ligjit mbi trashëgiminë kulturore, ka mbi një vit që ka filluar dhe ky ligj nuk është dhe aq i thjeshtë për t’u bërë, u vendos që të mos pritet përfundimi i ligjit”.

Po përpilohet, një amendament ligjesh për të ndaluar trafikun klandestinë të vlerave të ndryshme kulturore. Gjithashtu do të bëhet i mundur edhe liberalizimi i tregut të veprave të artit në Shqipëri./tvklan.al






Të ngjashme