Artistët arrijnë marrëveshje për kontratat


Artistët arrijnë marrëveshje për kontratat

20:09 29/04/2014 artiistetPas protestave dhe deklaratës për greve urie, artistët e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit dhe Sindikata e Artistëve arrijnë marrëveshjen me Ministrinë e Kulturës. Në takimin e zhvilluar në orët e mesditës, mes palëve është rënë paraprakisht dakord që kontratat e reja individuale do të jenë në bazë të kontratës kolektive e cila është e vlefshme deri në vitin 2017.

Gjithashtu do të ngrihen grupe pune në secilin sektor të Teatrit të Operas që do të bëjnë kategorizmin e artistëve në bazë të meritës së gjithësecili. Artistët kanë marrë premtimin nga Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro për të marrë pagat qëderi tani ishin bllokuar për shkak të mos nënshkrimit të kontratës individuale.

Nesër pritet që Ministria e Kulturës të nxjerrë marrëveshjen përfundimtare sesi do të procedohet veçanërisht më artistet që nuk janë të emëruar në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.

TV KLAN





Të ngjashme