Artistët dhe Pallati Kulturës i rrënuar i Kolonjës (11 Gusht 2000)


Artistët dhe Pallati Kulturës i rrënuar i Kolonjës (11 Gusht 2000)

12:50 11/08/2000

Ky është Pallati i Kulturës, punimet për ndërtimin e së cilës kanë nisur në vitin 1982, por për shkak të mungesës së fondeve është shkatërruar dhe vjedhur 2 herë. Edhe pse në gjendje të mjeruar, nuk e kanë braktisur artistët e këngës dhe valles të Ansamblit të Kolonjës dhe ata të dy grupeve artistike rinore. Këta janë ata këngëtarë amatorë që mbajnë gjallë traditën kulturore të kësaj treve.

Ndërkohë që në Korçë, Pogradec, Devoll nuk mundohen aspak për t’u përgatitur për festivalin folklorik në rang prefekture për t’u përfaqësuar pastaj në festivalin folklorik të Gjirokastrës. Në Kolonjë edhe pse në këto kushte të vështira vazhdojnë intensivisht përgatitjet./tvklan.al






Të ngjashme