22:39 23/04/2014Duhet të ishin në skenë apo në sallë për të ndjekur premierën e radhës, por artistët e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit si rrallëherë dolën në protestë kundër vendimit të Minsitrisë së Kulturës për të ndryshuar kontratat e tyre të punës.Kontratat e reja 3-mujore sipas artistëve janë në kundërshtim me Kodin e Punës dhe nuk japin asnjë garanci për karrierën e tyre.Por, drejtori Ilir Kerni tha se bëhet fjalë për një keqkuptim dhe se ai është mbështetësi më i madh i artistëve.Kjo është hera e parë që 250 artistë të Teatrit të Operas dhe Baletit dalin në protestë kundër kontratave të hartuara nga Ministria e Kulturës, protestë që pritet të përshkallëzohet në ditët në vijim.Tv Klan