Artistët e TKOB në protestë: Jo kontratave 6 –mujore, do të hyjmë në grevë urie
Artistët e TKOB në protestë: Jo kontratave 6 –mujore, do të hyjmë në grevë urie
Shpërndaje
15:44 29/04/2014Që në orët e para të mëngjesit artistët e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit janë mbledhur për të protestuar kundër kontratave të reja gjashtëmujore të punës. Artistët deklarojnë se nuk do të nënshkruajnë asnjë kontratë për aq kohë sa propozimi i ri shkel nenin 171 të kodit të punës, kontratën kolektive dhe nenin 13 të ligjit për artin dhe kulturën. E nëse nuk gjendet zgjidhje, parlajmërojnë grevë urie.Të vendosur për të mos pranuar asnjë kontratë e cila nuk garanton të ardhmen e tyre në institucionin që punojnë prej vitesh, artistët e TKOB, artikuluan edhe kërkesat e tyre.Në pritje të zgjidhjes së ngërçit artistët do të vazhdojnë protestat por nuk do të braktisin skenën edhe pse ende nuk janë paguar për shkak të mos nënshkrimit të kontratës së re individuale.