Artistët takim me Majkon – (28 Shkurt 1999)


Artistët takim me Majkon – (28 Shkurt 1999)

09:21 28/02/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Vangjush Furrxhi:- “Nga takimi u arrit në disa nga kërkesat tona, të cilat kishin të bënin pikërisht me krizën e Teatrit Shqiptar. Njëra prej tyre është ajo që ka të bejë me 90 përqindëshin është një vendim i cili ishte pezulluar perkohësisht dhe që do të fillojë të rifunksionojë. Do të merren ato të ardhurat që lindin nga 90 përqindëshi deri në krijimin e ligjit të ri. Njëkohësisht ishte hedhur ideja nga sindikatat dhe nga shoqata që të krijohet dhe një teatër për të rinjtë, një teatër alternativ levizor. Edhe për këtë kryeministri ra dakord megjithese tha që do ta bisedojë me Ministrin e Kulturës.
Ishte kerkuar gjithashtu dhe dhenia e pensioneve speciale per artista, personalitete të artit dhe posaçërisht të Teatrit. Dhe për këtë u ra dakord dhe për shumë pika të tjera të cilat ishin me rëndësi”.

Gazetari:- Ju keni paraqitur një listë me 13 kerkesa. Janë vënë në zgjidhje një pjesë e tyre cilat janë veprimet që do vazhdoni të ndërmerrni në ditët në vazhdim që dhe këto kërkesa të plotesohen?

Vangjush Furrxhi:- “Ne mendojmë si kryesi e shoqatave dhe si kryesi e sindikatave që të mbledhim edhe një herë përfaqesinë e sindikatave dhe kjo përfaqësi të jetë e zgjeruar. Aty do t’i njohim me rezultatet e bisedes me
kryeministrin dhe pastaj prej aty do dalin dhe konkluzionet ose perspektiva e punës së adhshme, çfare do të bëhet, a do të pranohen këto kerkesa apo do të kërkohen të tjera, apo do të riformulohen në kërkesa të tjera, me një fjalë brenda ditës së enjte, ne kemi mendur ditën e enjte në orën 11.00 do të bëhet ky takim ku do të decizohet përfundimisht se çfarë do të bëhet në të ardhmen”./tvklan.al






Të ngjashme