Artistja lutet nudo në kishë

Artistja Deborah de Robertis

Artistja lutet nudo në kishë

10:20 05/09/2018

Artistja Deborah de Robertis shtangu pelegrinët katolikë në atë që konsiderohet si vendi i shenjtë i Zonjës së Ludrës në Francë. Krejtësisht e zhveshur, me vetëm një shami blu mbi kokë, ajo u lut nudo përpara statujës së Shën Mërisë.

Një prej vizitoreve u përpoq ta mbulonte 34-vjeçaren. Të tjerë të pranishëm njoftuan policinë, të cilët e shoqëruan artisten në komisariat ku qëndroi për disa orë. Ndërsa prokurorët po përgatisin një akuzë për shfaqje të seksualitetit në publik.

Artistja nga Luksemburgu Deborah de Robertis, aktiviste për mbrojtjen e të drejtave të grave shquhet për shfaqjet e saj nudo në publik. Tetorin e kaluar, ajo u shfaq nudo në muzeun e Luvrit, përpara Mona Lizës së famshme të Da Vinçit.

Tv Klan






Të ngjashme