Asambleja e Aleancës Demokratike – (19 Qershor 1999)


Asambleja e Aleancës Demokratike – (19 Qershor 1999)

22:08 19/06/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Fillon dhe mbaron me të papritura mbledhja e sotme e Asamblesë e Aleancës Demokratike. Si të mos mjaftonte dorëheqja e Perikli Tetës nga presidenca e kësaj partie, një pjesë e anëtarëve të Shqipërisë kanë kërkuar daljen nga koalicioni qeveritar, por Neritan Ceka ka hedhur poshtë kërkesën e tyre.

Neritan Ceka, Kryetar i PAD:- “Mendoj se janë të pajustifikuara, janë mendime personale dhe nuk paraqesin frymën e partisë. PAD e quan koalicionin të shenjtë veçanërisht në këtë moment, që nuk ka një forcë tjetër për të drejtuar vendin”.

Ndërkohë Gjergj Zefi një nga inicuesit për daljen nga koalicioni shpreh të kundërtën.

Gjergj Zefi:- “Unë mund të them që fakti që kërkoj rishikimin e qëndrimit tonë në koalicion nuk ka të bëjë vetëm me fajet që ka PS. Këtë e lidh kryesisht me fajet që ka PAD. Kjo parti që në momentin që është futur në koalicionin qeveritar ka patur momente delizionuese në radhët e saj dhe një shkarje në shifrat e mbështetësve”.

Gjithësesi Asambleja e Aleancës Demokratike kanë ndërprerë sot punimet pasi mungonin shumë prej anëtarëve, kryesisht qeveritar. Dalja ose jo e Aleancës Demokratike nga koalicioni do të vendoset nga votat e Liberal Demokratëve në mbledhjen e ardhshme të Asamblesë./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme