Asambleja e PAD – (3 Korrik 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Aleanca Demokratike ka diskutuar sot në mbledhjen e asamblesë daljen ose jo nga koalicioni qeveritar. Ndërkohë diskutimet janë përqëndruar në tre linja të ndryshme. Ndërsa Gjergj Zefi një nga anëtarët e presidencës së Aleancës Demokratike ka kërkuar daljen nga koalicioni, Neritan Ceka ka shprehur të kundërtën.
Debatit pro dhe kundër daljes nga Aleanca për Shtetin i është bashkangjitur propozimi ndërmjet Zogaj për rishikimin e moduleve brenda koalicionit qoftë edhe me ndryshime në qeveri.
Preç Zogaj, deputet i PAD:- “Unë kam propozuar që kryeministri të organizoj një tryezë të partive të koalicionit ku të verifikohet në mënyrë serioze, gadishmëria dhe aftësia e qeverisë së koalicionit, për tju përgjigjur natyrës, përmasave dhe kahut të zhvillimit të madh kombëtar dhe rajonal. Të merren dhe masat përkatëse përfshirë dhe ndryshimet në qeveri, gjithnji në funksion të një qeverisje në lartësinë e planit për stabilitetin e Ballkanit, me qëllim që Shqipëria të përfitoj sa më shumë nga ky ndryshim i madh”.
Më pas liberal demokratët kanë votuar për propozimet e bëra në mbledhjen e sotme. Ndërsa janë hedhur poshtë propozimet për daljen nga koalicioni, Kongrsin e Jashtëzakonshme apo votbesimin në presidencën e partisë. Asambleja e Aleancës Demokratike ka votuar pro propozimit të Zogaj për mbledhjen e tryezës së partive të koalicionit./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego