Asambleja e PS: Doganat dhe Tatimet të shkrihen bashkë
Niko Peleshi ka prezantuar në Asamblenë e Partisë Socialiste raportin për ristrukturimin e institucioneve.
Sipas raportit të bërë publik nga Peleshi, propozohet që Drejtoria e Doganave dhe Drejtoria e Tatimeve në varësi të Ministrisë së Financave, të shkrihen së bashku.
Gjithashtu, në Ministrinë e Brendshme propozohet që të ngrihet Agjencia e Mbrojtjes Civile. Po kështu, në Ministrinë e Arsimit është propozuar ngritja e Agjencisë së Sigurisë së Arsimit Parauniversitar.
Sipas propozimeve të Asamblesë së PS, parashikohet që nga ristrukturimet të preket edhe Ministria e Shëndetësisë. Peleshi propozoi gjithashtu që të ketë 4 drejtori të arsimit nga 13 që janë aktualisht, si dhe enti i banesave sociale t’i kalojë Bashkive si kompetencë./
tvklan.al