Asambleja e SK Tirana (9 Shtator 1999)
Është zhvilluar sot asambleja e jashtëzakonshme e klubit të futbollit Tirana ku do të zgjidhej dhe presidenti i ri pas dorëheqjës së dhënë nga ish presidenti Lutfi Nuri. Ishin të pranishëm Kryetari i Bashkisë Tiranë, Albert Brojka, drejtues të klubit, veteranë, sportistë e dashamirës.
Raportin vjetor dhe financiar e mbajti sekretari i klubit Sulejman Mema. Pranë kryesisë ishte depozituar vetëm një kërkesë e bërë nga egjiptiani El Sajed. Duke qënë i vetëm si kandidaturë El Sajed u shpall president i klubit të futbollit Tirana.
Në fund El Sajed përshëndeti të pranishmit për nderin e bërë dhe paraqiti synimet e tij për klub sportiv Tiranën duke ofruar 120 mijë dollarë për këtë vit dhe me lidhjen e kontratës ai do të japë 60% të shumës vjetore./tvklan.al