Asambleja Kombëtare e Futbollit – (15 Shkurt 1999)


Asambleja Kombëtare e Futbollit – (15 Shkurt 1999)

21:32 15/02/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Nuk kanë mjaftuar as 5 orë mbledhje për ti dhënë fund asamblesë së radhës së futbollit kombëtar. Ndërsa gjithçka ka proceduar normalisht ka qenë pikërisht pjesa e fundit e asamblesë ajo që ka lidhje me anëtarët e komitetit ekzekutiv që e ka shtyrë për një seancë tjetër vetëm këtë proces.

Ndërkohë në ditën e sotme diskutantët kanë deklaruar se është vetëm futbolli ai që ka mundur të jetë aktiv pikërisht në ato momente kur vetë shteti nuk garantonte jetën e qytetarëve.

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve ka reaguar sot paradite në lidhje me çëshjen Nika, drejtorin e stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”, i pezulluar nga detyra menjëherë pas përfundimit të ndeshjes miqësore Shqipëri-Maqedoni.

Ish-drejtorit Theofan Nika i bëhet thirrje që të paraqitet në punë pasi ka tre ditë që është zhdukur duke marrë me vete edhe vulën e stadiumit.

Rasti i rrallë në kampionatin shqiptar të futbollit në atë të kategorisë së parë. Këtë herë mbi arbitrat e një ndehje futbolli nuk është përdorur dhunë por ata janë grabitur, duke marrë paratë që ndodheshin në portofolet e tyre, kur ata ndodheshin në fushë duke gjykuar ndeshjen./tvklan.al  







Të ngjashme