Asambleja Kombëtare/Balla bën propozimet, këto janë emrat


Asambleja Kombëtare/Balla bën propozimet, këto janë emrat

10:38 06/01/2018

Partia Socialiste mblodhi sot Asamblenë Kombëtare dhe ai që e çeli ishte kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla.

Sipas Ballës në Asamble ka rritje të numrit të grave dhe kjo është shumë pozitive.

Ai tha se PS ka shumë sfida përpara për të realizuar. Balla foli për punën e sekretarëve ekzekutiv, ku nuk nguroi të thoshte se disa prej tyre nuk kanë punuar mjaftueshëm mirë. 

“Jo të gjithë sekretarët kanë punuar mirë, por unë dua që tu japim një mundësi të dytë.

Doja që t’i propozojmë asamblesë shtimin e dy detyrave të reja, atë të sekretarit për marrëdhënieve ndërkombëtare, ku propozojmë zonjën Teuta Voda, aktualisht zëvendës ministre e Drejtësisë, e cila ka një përvojë të shkëlqyer në Parlamentin Evropian.

Bledi Çuci, të jetë sekretari për çështjet zgjedhore.

Blerina Gjylameti, të vazhdojë detyrën për koordinimin elektoral që e ka kryer më së miri.

Si dhe Gramoz Ruçi, të jetë anëtar i kryesisë së partisë

.

 

Çfarë do diskutohet në Asamble:

-Raporti i 100 ditëve të para të qeverisjes dhe prioritetet për vitin 2018;

-Informacion mbi procesin e “Bashkëqeverisjes me Njerëzit”;

-Informacion për ecurinë e procesit të zgjedhjeve në strukturat vendore të partisë;

– Miratim i Agjendës Vjetore Politike dhe Organizative të PS për vitin 2018;

 

/tvklan.al






Të ngjashme