Asfaltohen rrugët në Tiranë (27 Gusht 1998)
Tashmë nuk do të ketë më ankesa në bashki për rrugët e prishura në Tiranë sepse Ministria e Punëve Publike i ka asfaltuar ato. Por në këtë rast është bashkia ajo që ankohet për këtë asfaltim i cili duhet sikur është i kotë pa bërë kanalizime e duhura. Tashmë pas asfaltimit nga Ministria dhe pas problemeve që ka nxjerrë ky asfaltim për Drejtorinë e Rrugëve, është pyetur drejtori i kësaj drejtorie Edmond Kosta.
“ Ne kemi disa vërejtje për këto asfaltime ku kemi bërë me dije dhe ministrinë për mënyrën se si do të operohet në këtë punë. Konkretisht nuk është trajtuar fare sistemi i kanalizimeve. Një pjesë e mirë e zgarave në funksion të kullimit të tyre dhe e pusetave janë bllokuar. Rrjeti i kanalizimeve në qytetin e Tiranës është plotësisht i amortizuar.”/tvklan.al
Gazetare : Holta Zhiti