Asfiksohet në banesë i moshuari
Një i moshuar ka ndërruar jetë si pasojë e flakëve dhe asfiksisë nga tymi i një zjarri në banesën e tij. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës rreth orës 17:10, në rrugën “Bedri Karapici”, në banesën e rreth 80-vjeçarit me Myftar Kuçi. Mësohet se i moshuari ishte i paralizuar.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikësja ku kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të zjarrit.
/tvklan.al