Asgjësohen 10.120 bimë narkotike, në kërkim autorët
Policia ka asgjësuar 10. 120 bimë kanabis sativa ndërsa ka shpallur në kërkim kultivuesit e saj.
Bima narkotike e llojit kanabis sativa u evidentua në një parcelë në fshatin Kalivaç të Tepelenës.
Policia bëri të mundur asgjësimin e saj me anë të djegies dhe një pjesë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor ndërkohë po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve./tvklan.al