Asgjësohen 10 parcela me kanabis, në kërkim autorët
Gjirokastër- Vijon operacioni i policisë për evidentimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike.
Burime zyrtare nga policia, njoftojnë se janë asgjësuar rreth 2950 bimë, të dyshuara kanabis sativa.
Bimët u gjetën të kultivuara në 10 parcela në vendin e quajtur “Rroke” dhe ” Përroi Dautaj , Krahës 2, Memaliaj, të cilat u asgjësuan në vend me anë të djegies.
Policia ndërkohë po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike “./tvklan.al