Asgjësohen 130 bimë kanabis, në pranga autori
Mallakastër – Vijon operacioni antikanabis i policisë.
Në sajë të këtij operacioni, në fshatin Bejar janë gjetur dhe asgjësuar 130 bimë narkotike, si dhe është arrestuar kultivuesi.
Në pranga ka rënë Marselan Sulaj, 24 vjeç, banues në fshatin Bejar, Mallakastër.
Arrestimi i tij u bë pasi nga kontrolli i ushtruar në fshatin Bejar, në tokën në pronësi të tij u gjetën dhe asgjësuan 130 bimë bimë narkotike të dyshuara kanabi sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike.” /tvklan.al