
Asgjësohen 2000 bimë kanabis, në kërkim autorët
Një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike është goditur nga policia, e cila ka zbuluar dhe asgjësuar 2000 bimë narkotike kanabis sativa.
Bima narkotike u zbulua ditën e sotme nga policia e Lezhës, në vendin e quajtur Gëziq.
Asgjësimi i saj u bë me anë të djegies. Ndërkohë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
.
/tvklan.al