Asgjësohen 4 parcela me kanabis, në kërkim autorët


Asgjësohen 4 parcela me kanabis, në kërkim autorët

17:03 22/08/2016

Lezhë – Vijon operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike. Burime zyrtare nga policia e Lezhës bëjnë me dije se janë zbuluar dhe asgjësuar 2100 bimë narkotike, në fshatin Ungrej.

Bima narkotike, e llojit kanabis sativa ishte e kultivuar në 4 parcela. Policia gjithashtu njofton se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve./tvklan.al






Të ngjashme