Asgjësohen 9200 bimë kanabis, shpallet në kërkim pronari
Policia e Lushnjes, ka zbuluar dhe asgjësuar me anë të djegies 9200 rrënjë bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva, të cilat ishin kultivuar në një serë në fshatin Kashtë-Bardhë, Lushnje.
Sipas burimeve të uniformave blu, u shpall në kërkim dhe një person, me inicialet B.Q, i cili është poseduesi i kësaj sasie.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga Neni 284 i Kodit Penal./tvklan.al