Asgjësohen bimë narkotike, shpallen në kërkim autorët
Policia ka zbuluar dhe asgjësuar 500 bimë narkotike. Zbulimi u bë gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Barkanes, në malin e Krujës.
Bima narkotike e llojit kanabis sativa, me lartësi 20 metra, u asgjësua me anë të djegies.
Ndërkohë gjatë ditës së djeshme, në fshatin Novoselë, të rrethit Kolonjë, pranë vendit të quajtur “Minograde”, janë konstatuar dhe asgjësuar me anë të djegies, 62 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet i kanë kaluar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme për veprën penale “kultivimi i bimëve narkotike”./tvklan.al