Asgjësohen dy parcela me kanabis, në pranga dy të rinj
Policia ka asgjësuar 2500 rrënjë të bimëve narkotike, si dhe ka arrestuar dy persona. Në pranga kanë rënë Denardo Dervishi , 18 vjeç dhe Andi Hysi , 17 vjeç, të dy banues në Krahës.
Në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, nga efektivët e Policisë Memaliaj është ushtruar një kontroll i imtësishëm në lagjen Rerez , fshati Krahës 1, ku u konstatuan të kultivuara në dy parcela, 2500 bimë narkotike të llojit kanabis sativa. Bimët narkotike u asgjësuan në vend, me anë të djegies, ndërsa një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale. Gjatë kontrollit të kësaj zone, gjithashtu u gjet një armë zjarri pushkë 20 - she, me krëhër me 13 fishekë. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprat penale: “kultivimi i bimëve narkotike”; “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”./tvklan.al