Asgjësohen mbi 30 mijë bimë kanabis, droga pa pronar


Asgjësohen mbi 30 mijë bimë kanabis, droga pa pronar

09:19 30/06/2016

Kanabis, kanabis, kanabis… Është kjo fjala kyçe prej kohësh, ndërsa çdo ditë nuk mungojnë njoftimet e shumta të policisë për asgjësimin e lëndës narkotike nga jugu në veri.

Kështu policia e Shkodrës ka asgjësuar me djegie mbi 28 mijë bimë kanabis. Droga është zbuluar në fshatin Pult. Në Skrapar janë asgjësuar 5373 bimë kanabis.

Droga është zbuluar në vendin e quajtur ‘’Gurrëza’’ në fshatin Qafë, Njësia Administrative Potom,. Bimët u gjetën të kultivuara në një tokë pa pronar dhe varionin deri në 35 cm të larta.

Në të dyja rastet, droga ishte mbjellë në tokë pa pronarë dhe policia nuk e di se cili, apo cilët e kanë hedhur farën e janë kujdesur për drogën.

/tvklan.al

 






Të ngjashme