Asgjësohen rreth 4 mijë bimë kanabis
Policia e Vlorës ka bërë të mundur zbulimin dhe asgjësimin e rreth 3.860 rrënjë bimë narkotike kanabis, të mbjella në fshatrat Llakatund dhe Karbunarë.
Ato ishin të mbjella nëpër sipërfaqe toke pa pronarë në mes të pyllit, si dhe të shtrira anës lumit të Shushicës. Lartësia e tyre shkonte nga 20 cm deri në 40 cm.
Asgjësimi i bimëve narkotike u bë me anë të djegies, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.
Ndërkohë Seksioni për Narkotikët ka bërë të mundur edhe arrestimin e një personi të shpallur në kërkim që prej vitit 2006.
Ai është 45 – vjeçari Agim Qejvani, banues në fshatin Risili të Vlorës.
Sipas policisë, 45 – vjeçari është dënuar me 3 vite burg për veprën penale kultivimi i bimëve narkotike./tvklan.al