Asgjësohen sërish parcela me kanabis, 2 në pranga një në kërkim


Asgjësohen sërish parcela me kanabis, 2 në pranga një në kërkim

08:37 15/06/2016

Policia ka zbuluar dhe asgjësuar 2493 rrënnjë bimë narkotike si dhe ka arrestuar dy persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, nga efektivët e Komisariatit të Policisë Tepelenë, u konstatuan të kultivuara 313 bimë narkotike  të llojit Kanabis Sativa. Policia arrestoi në flagrancë A. Elmazi, 18 vjeç, banues në Hormovë,Tepelenë, si dhe shpalli në kërkim babain e tij,shtetasi R.Elmazi.

Arrestimi i tyre u bë pasi këta në bashkëpunim me njeri-tjetrin, në kopshtin  e tyre në fshatin Hormovë, kishin kultivuar 313 bimë narkotike Kanabis Sativa.  Bimët narkotike u asgjësuan në vend, me anë të djegies dhe një pjesë e tyre, u morën në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu nga efektivët e Komisariatit të Policisë Përmet janë zbuluar dhe asgjësuar 2180 bimë narkotike, në vendin e quajtur  “Përroi i Alipostivanit” , në fshatin Alipostivan ,Përmet. Bimët ishin të kultivuara në dy parcela të hapura rishtaz në pyll.

Policia ka vënë në pranga shtetasin Sokrat Bedaj , 34 vjeç, banues në Sarandë.

Materialet  i kanë kaluar Prokurorisë për veprën penale ” kultivim i bimëve narkotike”./tvklan.al

 






Të ngjashme