Asgjësohet kanabis edhe në Berat, në kërkim autori
Operacioni për asgjësimin e kanabisit ka vijuar edhe në Berat. Sipas policisë, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Plashanik ,u gjetën dhe u asgjësuan 10600 rrënjë kanabis sativa.
Policia gjithashtu bën me dije se ka shpallur në kërkim edhe autorin e dyshuar të kultivimit të këtyre bimëve narkotike, shtetasin B.C, 53 vjeç, banues në Tiranë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “kultivimi i bimëve narkotike.”/tvklan.al