Asgjësohet parcela me kanabis, 5 në pranga një në kërkim


Asgjësohet parcela me kanabis, 5 në pranga një në kërkim

16:03 25/07/2016

Pesë persona kanë rënë në pranga ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike. Në vendin e quajtur “Kodra”, në fshatin Prekal të Shkodrës, policia ka evidentuar dhe asgjësuar një parcelë me 609 rrënjë kanabis sativa.

Në sajë të operacionit të koduar “Prekal 2016” Policia e Shkodrës ka arrestuar kultivuesit:

Aleksander Podja , 22 vjeç, banues në Bardhaj Shkodër.

Simon Podja, 24 vjeç, banues në Bardhaj Shkodër, (i dënuar më parë për vjedhje).

Kristjan Cingare, 23 vjeç, banues në Bardhaj Shkodër.

Edmond Nika, 22 vjeç, banues në Prekal Shkodër.

Vido Dakaj, 29 vjeç, banues në Hot i Ri Shkodër, (i dënuar më parë për kundërshtim të punonjësve të policisë).

Ndërsa ka shpallur në kërkim shtetasin B.B, 30 vjeç, banues në lagjen Guerrile Shkodër, (i ndaluar më parë për veprën penale të plagosjes së lehtë).

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 609 rrënjë të dyshuara narkotike kanabis sativa, 6 telefona celulare e objekte të tjera. Materialet Proceduriale i kaluan Prokurorisë Shkodër për veprime të mëtejshme./tvklan.al






Të ngjashme