Asgjësohet parcela me kanabis, në kërkim autorët


Asgjësohet parcela me kanabis, në kërkim autorët

09:22 12/08/2016

Gjirokastër – Aksioni për evidentimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike vijon ende. Sipas informacionit zyrtar më të fundit nga policia, janë asgjësuar 199 bimë narkotike të dyshuara kanabis sativa.

Bimët narkotike u gjetën të kultivuara në një parcelë, në vendin e quajtur “Arat e Keçanje” , në Malin e Gjerë.

Më pas policia ka bërë asgjësimin e tyre me anë të djegies, ndërsa ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve./tvklan.al






Të ngjashme