Askush nuk e njeh më Adele
Këngëtarja e njohur Adele duket se e ka marrë seriozisht punën e dobësimit dhe këtë e tregojnë edhe postimet e fundit të saj. Në të vërtetë këngëtarja nuk njihet pasi ka humbur plot 45 kilogramë, duke marrë një pamje krejtësisht ndryshe.
Teksa është duke kaluar pushimet në Xhamajka, fotot e Adele kanë bërë xhiron e rrjetit dhe nga ana tjetër kanë sjellë shumë komente pozitive, por edhe kritika.
Fansat e kanë ngatërruar atë me këngëtaren Katy Perry, ndërsa të tjerë janë shprehur se Adele i është nënshtruar operacioneve për të hequr dhjamin e tepërt.
Adele thuhet se ka humbur peshë për shkak të një diete me 1000 kalori në ditë. Fillimisht, ajo e tregoi transformimin e saj në ditëlindjen e 32-të në Maj, ku shfaqej me një fustan të zi elegant.
Ideja për të humbur peshë nisi që prej ndarjes nga ish-bashkëshorti Simon Konecki vitin që kaloi, me të cilin ajo ka edhe një djalë Angelo.
Sipas revistës People miqtë e ngushtë të Adele janë shprehur se ajo arriti në atë pikë ku nuk ndjehej mirë, e dinte se duhet të ndryshonte diçka, sepse donte të ishte një nënë e shëndetshme.
Edhe në intervistat e saj më herët 32-vjeçarja ka shpjeguar sesi filloj të eliminonte alkoolin, cigaret, kafeinën dhe ushqimet e shpejta dhe pikante për të mbrojtur zërin e saj të cilin e humbi në vitin 2011 ku për një periudhë të gjatë kohore nuk merrte pjesë në asnjë koncert.
Klan Plus