“Asllë” përfundon në spital


“Asllë” përfundon në spital

19:23 28/08/2020

Aktorja turke, Birce Akalay e cila u bë e famshme në Shqipëri me rolin e “Asllë” në serialin “Dashuri Bardhezi”, së fundmi ka nisur xhirimet për serialin e ri “Babil”.

Por mediat turke bëjnë të ditur se për shkak të gjendjes së saj jo të mirë shëndetësore, ajo është dërguar në spital.

“Asllë” ka dalë nga spitali së bashku me partnerin e saj dhe në një intervistë për gazetarët u shpreh se gjendja e saj është më mirë, por nuk deshi të japë më tepër hollësi rreth problemit shëndetësor që kishte patur.

Do kalojë, jam më mirë tani, faleminderit. Kemi filluar punën për serialin”, shprehet aktorja./tvklan.al






Të ngjashme