Asnjë analizë për mishin, qumështin e peshkun


Asnjë analizë për mishin, qumështin e peshkun

15:55 22/04/2014 Qumeshti ne rrugeKështu shitet qumëshi në qendër të Tiranës. Pa kaluar asnjë kontrroll, pa u bërë asnjë analizë dhe jashtë të gjitha kushteve higjenosanitare, bulmeti mbërrin nga fermeri tek konsumatori. Shfaqja e antraksit në disa qytete të jugut solli në vemendje edhe tregëtimin e bulmetit dhe mungesën e kontrrolleve nga ana e Inspektoriateve dhe Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Kjo situatë nuk është e tillë vetëm në Tiranë pasi në këtë mënyrë qumështi dhe mishi tregëtohen edhe lagjen “Skënderbeg” të Lezhës.

Ky nuk është rasti i vetëm. Në hyrje të tregut të lirë qumështi është pranë pesticideve, në mes të pluhurit dhe baltës. Në këtë treg të improvizuar, banorët flasin për pasiguri për ato që konsumojnë.

Një pjesë e tregëtisë së mishit në Fier bëhet ende në rrugë. Kontrollet në thertore dhe në pikat e licensuara nuk i ndalojnë tregtarët e palicensuar të shesin.

Ndërsa gjuetia e peshkut në liqenin e Shkodrës është ndaluar, tregëtia e tij bëhet në kushte jashtë çdo standardi.

Pas rishfaqjes së antraksit ose plasjes në disa fshatra të Tepelenës, Ministria e Bujqësisë akuzoi blegtorët. Disa herë janë lajmëruar aksione për ndalimin e tregëtimit të bulmetit dhe mishit të pakontrrolluar por duket se kjo ka mbetur vetëm në kuadrin e deklaratave dhe aksioneve ditore ndërsa konsumatorët janë të pambrojtur për ato që konsumojnë.

tvKlan





Të ngjashme