Assad: SHBA-të janë pushtues në Siri
Për presidentin sirian Bashar Al Assad futja e trupave ushtarake amerikane në Siri, është një pushtim.
Në një intervistë për një televizion kinez, Assad tha se forcat e huaja ushtarake kanë mënyrë në qytetin Manbizh pa lejen e qeverisë siriane.
Bashar al-Assad (presidenti i Sirise)
Çdo forcë e huaj ushtarake që vjen në Siri pa lejen apo ftesën tonë, është pushtuese, kushdo qofshin ata, amerikanë, turq apo forca të tjera
.
Pyetjes së gazetarit se a i kanë SHBA-të dyert e hapura në Siri, presidenti Asad iu përgjigj prerë, jo. Kreu i shtetit sirian, tha ndër të tjera se SHBA-të janë të dështuar në luftën kundër Shtetit Islamik pasi kanë humbur thuajse çdo luftë në të shkuarën, duke krijuar vetëm rrëmujë.
Të enjten rreth 400 trupa të Marinës amerikane mbërritën në Manbizh. Sipas pentagonit forcat që i shtohen koalicionit perëndimor kanë si qëllim marrjen e qytetit të Rakas, që mbahet nga Shteti Islamik.
Tv Klan