Asteras Tripoli kërkon Andi Lilën nga Janina
Andi Lila mund të ndryshojë sërish skuadër, pak javë pas provës bindëse në kampionatin europian.
Një ofertë konkrete ka mbërritur në zyrat e klubit të PAS Giannina F.C. në Greqi dhe bëhet fjalë për një tjetër klub grek.
Mbrojtësi shqiptar kërkohet nga Asteras i Tripolit, madje mediat greke shkruajnë se për kartonin e tij jepen 180 mijë euro.
Gjithsesi, pritet që Janina të mos nxitohet. Skuadra po ecën shumë mirë në Ligën e Europës, ku eleminoi norvegjezët e Od Grenlandit, ndërsa për Lilën priten edhe oferta të tjera.
Dëshira e vetë futbollistit është që të kthehet edhe një herë në Serinë A, aty ku luajti për gjysmë sezoni me Parmën.
Golat e Lilës ndaj Interit apo Sasuolos ende nuk janë harruar në Itali dhe kjo mund ta ndihmojë mbrojtësin e kombëtares shqiptare.
Tv Klan