Asteroidi më i madh kalon pranë Tokës në shtator


Asteroidi më i madh kalon pranë Tokës në shtator

08:18 27/08/2017

Një asteroid i madh me gjatësi sa 40 fusha futbolli do të kalojë pranë planetit Tokë në fillim të shtatorit.

Sipas NASA, asteroidi i emërtuar Florence do t’i kalojë Tokës në një distancë prej 4 milionë kilometra. Florence është asteroidi më i madh që fluturon pranë planetit tonë. Më 1 shtator, asteroidi Florence do të studiohet nga radarët e  NASA që ndodhen në Kaliforni.

Ky asteroid ka gjatësi 4.4 kilometra, dhe sipas shkencëtarëve nuk përbën rrezik për planetit tonë pasi trajektorja e tij tashmë është përcaktuar. Shpresojmë që trupi qiellor nuk do të ndryshojë trajektore, duke e detyruar NASA-n që vendosë në përdorim sistemin e mbrojtjes planetare nëse paraqet rrezik.

/tvklan.al






Të ngjashme