Astori nderohet në Fiorentina – Benevento


Astori nderohet në Fiorentina – Benevento

16:36 11/03/2018

Në ‘Artemio Franchi’ të Firences ishte e pamundur të përmbaheshin emocionet. Fiorentina zbriti në fushë ndaj Beneventos në ndeshjen e parë të saj në shtëpi pa kapitenin.

Davide Astori gjithsesi ishte i pranishëm. Si rrallë herë më parë stadiumi kishte marrë i gjithi ngjyrat e skuadrës vendase. Tifozët të rikthyer në normalitetin e tyre kur ndjekin skuadrën, do ta mbajnë mend këtë ditë pasi sërish protagonist ishte Astori.

Ndeshja filloi me disa minuta heshtje për nder të tij. Duartrokitjet vazhduan gjatë. Fanela, pankarta dhe flamuj në kujtim të kapitenit. Nga të dy ekipet loja u ndal në minutën e ’13, sipas numrit që mbante në fanelë Astori dhe në shkallët e stadiumit tifozët shpalosën koreografinë e tyre.

Në mesin e pjesës së parë, Fiorentina gjeti golin e fitores. Vitor Hugo që mbantë numrin 31, në inves nga ish-kapiteni i tij Astori shënoi dhe nderoi si ushtarak para fanelës me imazhin e Astorit.

Tv Klan






Të ngjashme