Astrit Hafizi, intervistë (31Gusht 1999)
Interviste me trajnerin e skuadres kombetare te futbollit, zotin Astrit Hafizi.
Astrit Hafizi: Për ditën e parë është shumë shpejt të jap një përkufizim të mirë të skuadrës për aq sa kam kontaktin e parë me skuadrën. Në përgjithësi unë shoh një diçka të qetë, normale. Grupi i lojtarëve është ai pak a shumë i ndeshjes së fundit me Slloveninë. Tashmë është bërë e ditur dhe mungesat e Rrakllit dhe të Kolës në këtë ndeshje për arsye të kartelave të verdha. Grupi është plotësisht dhe nesër kompletohet dhe me Kolën që vjen nesër e plotëson grupin e lojtarëve. Duro vjen sot kuptohet plotëson edhe ai në stërvitjen e pasdites me ekipin. Kemi një kundërshtar përballë shumë të fortë siç është Letonia, sidomos me veprimet e mbrojtjes është mjaft i disiplinuar. Mos harrojmë ndeshjen që ne kemi luajtur atje dhe kemi pas shumë vështirësi në veprimet e sulmit. Është përfolur në disa momente për disa gjëra që unë mendoj që është edhe abuzuar. Kjo nuk është e mirë përsa i përket edhe momentit që ndodhet skuadra ose në prag dhe të një ndeshje tjetër. Dashje pa dashje një fare ndikimi ndoshta ka dhe tek lojtarët të cilët thashë janë disa gjëra që është abuzuar mendoj unë dhe është ekzagjeruar, kanë kaluar në ekstrem disa momente. Megjithatë unë mendoj që bashkë me lojtarët të ruajmë një gjakftohtësi, mos kalojmë dhe ne në gabime ekstreme, por ne t’i përshtatemi momentit që kemi një ndeshje shumë të vështirë dhe të mendojmë për këtë ndeshje sepse përndryshe edhe influencat e shtypit mund të ndikojnë sadopak edhe në rendimentin e formën sportive të lojtarëve për ndeshjen e ditës së Shtunë./tvklan.al