Astrit Hafizi në linjë telefonike (26 Prill 1999)


Astrit Hafizi në linjë telefonike (26 Prill 1999)

15:40 26/04/1999

Trajneri i Kombetarës Shqiptare, Astrit Hafizi në linjë telefonike.

Gazetari: Hafizi mirëmbrëma. Dje në mesditë keni zhvilluar një takim miqësor të cilin e keni fituar thellë gjashtë me zero. Diçka rreth kësaj ndeshje, lojtarët që u aktivizuan dhe sa ju shërbeu juve dhe skuadrës kjo miqësore?

Astrit Hafizi: Kjo ndeshje u zhvillu në bazë të një programi që ne parashikojmë dhe një takim miqësor gjithmonë në prag të një ndeshje të tillë zyrtare për të parë pak a shumë gjendjen në përgjithësi të lojtarit, që vijnë edhe nga kampionate të ndryshme. Nuk është ndonjë diçka e jashtëzakonshme rezultati, për ne nuk kishte rëndësi ky rezultat, për ne kishte rëndësi vendosja në fushë, mënyra e lojës që pak a shumë të orientohemi dhe për ditën e mërkurë. Megjithatë formacioni jonë nuk ishte i plotë kështu që ju dha mundësia dhe lojtarëve të tjerë të aktivizohen dhe pak a shumë ju arrit qëllimit në drejtim të aspektit fizik, sidomos për të parë gjendjen e këtyre lojtarëve dhe për të pas një ide më të qartë për ditën e mërkurë.

Gazetari: Hafizi a ka probleme me lojtarët, ardhjen e tyre, ndërsa shtypi sportiv shqiptar ka folur për dëmtimet e Tares e të Vatës?

Astrit Hafizi: Probleme me lojtarët gjithmonë në prag të një ndeshje se ardhja e tyre ka gjithmonë, në lëvizjen e tyre në mënyrën e ardhjes dhe me vështirësitë që i krijojnë edhe klubet, se kjo ishte një datë e një ndeshje e cila nuk është përfshirë në të gjitha ndeshjet që zhvillon për Europianin 2000. Megjithatë lojtarët u paraqitën me pjesë pjesë dhe sot unë mund të them që jemi kompletuar komplet edhe me ardhjen e Vatës i cili pati një dëmtim në kampionatin e tij me skuadrën e tij i cili është një dëmtim do ta shohim dhe këto dy ditë që kanë mbet për të decidu mirë dhe për të përcaktu mirë për aktivizimin e tij ditën e mërkurë. E Tares, edhe ai pat një dëmtim por më të lehtë do thoja unë se Vata, kështuqë dhe ai nuk u aktivizu ditën e djeshme me ndeshjen stërvitore. U la mundësia që të rikuperohet më shpejt për ditën e mërkurë. Mendoj që këto ditë që
kanë mbet do të shërbejnë mirë dhe stabilizimin e këtyre lojtarëve, apo dhe Bushi i cili ka dhe ai disa probleme të vogla me kavilen. Megjithatë unë mendoj që deri ditën e mërkurë do të decidoj mirë për formacionin.

Gazetari: Hafizi duke ju falenderuar ju uroj njëkohësisht edhe sukses./tvklan.al






Të ngjashme